Shqiptari e Vrau Gruan, Më kërkoi ujë para se të vdiste, nuk i dhashë….

Arben Muhaj, 53-vjeçari që rrahu gruan deri në vdekje ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa, detajet rreth ngjarjes së rëndë që i mori jetën Teuta Muhajt më 18 janar të këtij viti kanë tronditur edhe vetë grupin hetimor.

“Më kërkoi ujë para se të vdiste, por nuk i dhashë. Më ka mbetur peng që nuk i dhashë një pikë ujë të pinte para se të nxirrte frymën e fundit! Më ka mbetur në mendje kjo gjë!

Po ta dija se nuk do ta mbante dot të rrahurën time nuk do ta kisha dhunuar aq shumë” citon Panorama.