Shqiptari bën manovër të gabuar, bie në sy të policisë dhe i zbulohet kokaina

loading...


Një shqiptar i moshës 20 vjeç i cili udhëtonte me një Fiat Punto ka tentuar ti largohet kontrollit të policisë, por manovra e tij i ka rënë në sy agjentëve të cilët e kanë ndaluar në rrugën “San Marino” në Torino.
Në bordin e makinës ishin edhe dy të rinj 22-vjeçarë ndërsa në automjet u gjetën 4 doza kokaine. Në shtëpinë e shoferit policia gjeti një tjetër sasi kokaine e cila ishte paketuar gjithashtu në doza gati për tu hedhur në treg.
Për këtë arsye, 20-vjeçari, i cili është me precedentë të mëparshëm penalë, është akuzuar për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike me qëllim shitjen e saj.
Dy shqiptarët e tjerë të cilët ndodheshin në makinë, u akuzuan për të njëjtën vepër penale. Njëri prej tyre është denoncuar edhe për mos zbatim të urdhrit të policisë për të lënë territorin italian.
kok

loading...

loading...