Shqiptarët “privatizojnë” burgun e Greqisë, ja çfarë po ndodh (Video)


Këta që shikoni në fotot e mëposhtme janë disa të rinj, të cilët dinë më së miri si të argëtohen edhe pse ndodhen në kushte të vështira, kushte burgu. Mos t’ju duket për të qeshur. Ndodhen vërtet në një nga burgjet e Greqisë. Janë të gjithë shqiptarë, me përjashtim të dy prej tyre, të cilët janë kurd, por që dinë të flasin shumë mirë shqip. Djemtë tanë shkruajnë se ndodhen në burgun Dhomokos në Greqi, ku ka rënë 70 centimetra dëborë. Ata e kanë shtruar mirë e bukur tryezën e tyre në pjesën e jashtme të burgut dhe në ndryshim nga çunat në Londër, të cilët hanin ushqime nga më të shtrenjtat, këta ia kanë marrë vëndëshe. “Një drekë e këndshme me fasule, bukë misri, turshi, qepë të njoma dhe raki portokallieje. I kemi bërë të gjitha vetë”, – shkruan mesazhdërguesi për JOQ. Nuk na ngelet gjë veçse të urojmë që t’ju bëjë mirë dhe të lirohen sa më parë!