Shqiptarët i bëjnë “varrin” De Biasit


Adhurimi që shqiptarët kanë ndaj sportit është i madh dhe kjo gjë është e padiskutueshme. Ndër vite, në një mënyrë apo në një tjetër i kanë kushtuar shumë vëmendje, kohë, energji, gjithçka sportit.

Sot më shumë se kurrë, shqiptarët i kanë qëndruar pranë sportit, mbi të gjitha Kombëtares. Mbështetja e tifozëve ka qenë e pa kursyer, madje shpesh kanë shkuar në kufijtë e absurdit, mjafton të kujtojmë mbrëmjen e Beogradit, ku një tifoz ultras, ‘Ballist Morina’, ngriti një baner, që u kthye shumë shpejt në mit.

Kualifikimi për në Francë e ndezi edhe më shumë këtë dashuri, sot më shumë se kurrë jemi krenuar për atë që kemi arritur. Në qendër të këtij momenti triumfues është edhe trajneri Gianni de Biasi.

Çmenduria e radhës e shqiptarëve ka në qendër pikërisht teknikun italo-shqiptar. Tifozët kanë dashur ta përjetësojnë De Biasin, për këtë kanë zgjedhur një mënyrë shumë unikë, gdhendjen e imazhit të tij në një pllakë mermeri.

E veçanta është se të tilla përkujtimore shqiptarët i përdorin për të personalizuar një imazh në botën e përtejme, e veçantë është edhe fakti se kjo përkujtimore e De Biasit ndodhet pikërisht në hyrje të varrezave të Tufinës./BW
deb