Shqiptarët heqin dorë nga azili, zgjedhin një mënyrë tjetër për të shkuar në Gjermani

loading...

azil_1476179069-4763492

loading...

Mbi 17.000 vetë nga Ballkani Perëndimor kanë shkuar për punë në Gjermani me vizë pune. Shkuarja e tyre është bërë në bazë të një rregulloreje të posaçme për vendet e Ballkanit të miratuar para një viti.
Numri i azilkërkuesve të rinj nga të ashtuquajturat shtete të Ballkanit Perëndimor është pakësuar dukshëm, njëkohësisht mijëra vetë kanë ardhur për punë në Gjermani. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në rrugë legale kanë ardhur 17.184 veta nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, për të punuar këtu, bëri të ditur të hënën në Berlin, Thomas Liebig nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD).

Rregullorja e veçantë për emigrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë
vendosur në tetor të vitit 2015. Ajo është e kufizuar deri në vitin 2020. Rregullorja parashikon që edhe punonjës pa kualifikime të veçanta mund të aplikojnë që në atdheun e tyre për një vizë pune në Gjermani. Për azilkërkuesit kjo vlente vetëm nëse ata e tërhiqnin kërkesën e azilit dhe largoheshin menjëherë nga Gjermania.

Disa shtete të Ballkanit ishin në vitin 2015, në listën e shteteve kryesore prej nga vinin azilkërkues në Gjermani. Në gusht të këtij viti në këto vende vazhdonte të bënte pjesë vetëm Shqipëria, shkruan DW.

loading...