Shqiptarët e fitojnë Kërçovën maqedonasit mbeten me gishta ne gojë?

loading...

kercova

loading...
Kandidati shqiptar për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, siç mësohet jozyrtarisht, ka fituar përballë kundërkandidatit maqedonas.

Jozyrtarisht nga shtabi i BDI-së në Kërçovë kanë informuar për INA se Dehari është në epërsi përballë kandidatit maqedonas, Blagoja Despotovski.

Fitoren e kandidatit shqiptar e kanë paralajmëruar edhe mediat maqedonase. Televizioni Telma dhe disa portale maqedonase kanë shkruar para pak çasteve se maqedonasit kanë humbur Kërçovën.

“Kandidati i përbashkët i VMRO-DPMNE dhe LSDM më se e sigurt ka humbur zgjedhjet”, ka raportuar Telma, duke shtuar se përkrahësit e VMRO-DPMNE janë shpërndarë nga shtabi partiak.

Ndërkohë, në shtabin qendror të BDI akoma nuk ka rezultate zyrtare dhe se mijëra qytetarë shqiptarë janë në pritje të rezultateve preliminare.

loading...