Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Norvegjisë – VIDEO

sz24948d-7JcKwEfda2

OLSO – Shqipëria arriti që të marrë një rezultat mjaft pozitiv përballë Norvegjisë duke fituar me rezultatin 0-1 dhe u ngritur në vendin e dytë në renditje me 9 pikë dhe shpresuar për një kualifikim në botërorin e Brazili.

Shqipëria ka rrezikuar e para portën kundërshtare me anët të sulmuesit kryesorë Hamdi Salihi, i cili në minutën e 2’ të ndeshjes ka stopuar bukur një top me gjoks duke goditur më pas portën, por portierë vendas ka pritur në kohë. Ndeshja luhet në -10 gradë celsius.

Në minutën e 27’ të ndeshjes është debutuesi Migjen Basha që ka rastin më të mirë të ndeshjes për të shënuar, pasi ndaloi një top të bukur në zonën e rresptësisë gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrrojë mirë kuadratin duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Alen Risi futbollisti kryesor i ekipit të nordik është më i rrezikshëm në fushë me sprintet e fuqishmë. Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes përfundon ën barazim të bardhë pa gola.

Në minutën e 67’ të ndeshjes Shqipëria fiton një goditje të lirë në prag të zonës së rresptësisë së ekipit të Norvegjisë.

Ervin Bulku merr përsiër goditjen, me një skemë mjaft të bukur pason në zonë për sulmuesin Salihi që zë në befasi mbrojtje duke goditur dhe dërguar topin në rrjetë.

Pas golit në minutën e 75′ zëvendesim për të dy ekipet.

Cani zevendesohet nga Bogdani, ndersa Soderlund zevendesohet nga Valon Berisha.

Në fund të ndeshjes dëmtohet edhe Dallku që zëvendësohet nga Hysaj, ndërsa në 2’ minutat e fundit Lila del me karton të kuq, pasi ndaloi King në mënyrë të parregullt.

De Biasi nxjerr më shpejtësi Salihin duke futur Currin për të mbrojtur rezultatin.

Shqipëria udhëheq në mes të acarit dhe Norvegjsië 0-1.