Shqipëria shkatërron Lituaninë 4 :1 – VIDEO

loading...

23

loading...
Tiranë – Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Lituaninë në miqësoren e luajtur në “Qemal Stafa”. Pavarësisht se në një terren mjaft të vështirë, për shkak të gjendjes mjaft të rënduar të fushës, kuqezinjtë kanë mundur të shënojnë plot katër gola.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 3-0. Me nje supergol nga distanca, nga rreth 30 metra, Alban Meha ka kaluar Shqiperine ne avantazh 1-0 ne minuten e ’32. Pesë minuta me vone perfaqesuesja jone ka dyfishuar rezultatin me ane te Edgar Çanit dhe me pas Basha ne minutën e 43 e ka çuar rezultatin ne 3-0.

Me fillimin e pjeses se dyte Shqiperia ka thelluar rezultatin me ane te nje autogoli, ndersa ne minuten e ’70 Devi ka ngushtuar diferencat ne 4-1.

Ndeshja e sotme konsiderohej si një test nga ana e De Biazit, ndaj dhe numri i lojtarëve që u aktivizuan gjatë 90 minutave ishte i madh.

De Biazi ka hedhur nga minuta e parë këtë formacion, duke i dhënë mundësinë e debutimit edhe Valdet Ramës.

Berisha; Lila – Osmani – Mavraj – Dallku; Meha – Basha – Lilaj – Rama dhë në sulm dyshja Bogdani dhe Çani.

DE BIASI: VAZHDOJMË KËSHTU

Kombëtarja e Shqipërisë e ka kënaqur selektorin e saj, Gianni De Biasi me fitoren që e shënoi sonte në ndeshjen miqësore përball Lituanisë me rezultat 4:1.

Italiani i ka përgëzuar djelmoshat e tij për paraqitjen, posaçërisht Alban Mehën për super-golin që e shënoi nga gjuajtja e lirë prej rreth 35 metrave.

“Goli i Mehës ishte i jashtëzakonshëm, që dukej sikur erdhi prej një planeti tjetër, aq larg ishte. Përveç rezultatit, më së shumti më pëlqeu fakti se ekipi iu përqendrua shumë seriozisht ndeshjes dhe diti të gjendet në fushën e vështirë”, ka thënë De Biasi, i cili shpreson që ekipi i tij ta ruaj formën aktuale.

loading...