Shqipëria në depresion, i riu ther nënën me thikën e bukës

Një 30-vjeçar ka goditur me thikë nënë e tij gjatë ditës së djeshme duke e plagosur atë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se J.A 30 vjeç goditi me thikë nënën e tij 63-vjeçare në shtëpi me thikën e bukës duke i shkaktuar plagë në trup.

“Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal”., – bën me dije policia.