Ekskluzive super goli i Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë (video)

f.0322205226890_m

Lajme Online ju paraqet e para super golin e Hmadi Salihit që siç dhe do ta shikoni në video, la pa mend dhe komentatorët!
Ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Shqipërisë ndeshja!

Kuqezinjtë kanë bërë krenar 10 milionë shqiptar të cilat e kanë ndjekur këtë ndeshje me shumë interes.
Burime nga solo thanë se pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe dhe entuziazmi gjithashtu pa limit!
Ndeshja midis Norvegjisë dhe Shqipërisë për eliminatoret e 2014 ka përfunduar me rezultatin e kënaqshëm 0-1, ku Salihi ka bërë që 10 milionë shqiptar të flasin për të e të ndihen krenar me një gol spektakolar.
Me një gol të shkëlqyer, Shqipëria merr tre pikë të vyera në Norvegji dhe nis të ëndërrojë pasi arrijmë në kuotën e nëntë pikëve
Shqipëria mori një fitore drithëruese në Norvegji. Dhe jo vetëm nga i ftohti. Kombëtarja luajti një ndeshje të shkëlqyer, të interpretuar mirë, por duhet thënë se edhe Norvegjia ishte dobët.
Islanda i lehtësoi Shqipërisë punë, pasi fitoi me Slloveninë.
NDESHJA
Në temperatura shumë të ulëta dhe në një fushë në gjendje të keqe, ka nisur përballja mes Norvegjisë dhe Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2014 në Brazil.
Kombëtarja shqiptare e ka nisur mirë ndeshjen, duke pasur në minutën e tretë një rast të mirë. Salihi kontrollon mirë topin me gjoks, por kthesa e tij nuk është e fortë sa duhet.
Më pas situatën e marrin në dorë norvegjezët, që rrezikojnë me anë të Soderlund, që merr një pasim të mirë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet.
Më pas vjen një tjetër moment i artë për Shqipërinë në minutën e 26-të.
Migjen Basha është përballë me portierin, ka hapësirën e nevojshme, por godet në mënyrë të gabuar. Mesfushori debutues kontrollon me gjoks një krosim nga e djathta e sulmit tone dhe godet fluturimthi, por topi përfundon jashtë.
Kombëtarja shqiptare kontrollon mirë mesfushën, ndërsa duhet theksuar se ka një tifozeri të shumtë shqiptare në shkallët e stadiumit.
Në minutën e 36-të, Norvegjia ka një shans shumë të mirë me anë të Elyounoussi, që godet topin në hyrje të zonës, por devijohet nga Dallku në goditje këndi, duke shpëtuar me shumë fat portën e kuqezinjve.
Veterani Riise është një nga emrat që krijon më shumë panik mes lojtarëve të kombëtares sonë.
Në minutën e 43-të vjen edhe kartoni i parë i verdhë i takimit për Odise Roshin, që ndërhyri ashpër ndaj Tom Hogli.
Pjesa e parë është mbyllur me një lojë të mirë të kombëtares shqiptare, që ka rrezikuar të paktën dy herë, ndërsa ka qarkulluar mirë topin.
Në minutat e para të pjesës së dytë, kombëtarja shqiptare rrezikon me anë të Odise Roshit. Pas një aksioni të bukur, Roshi godet jashtë kuadratit.
Ndërkohë një goditje dënimi shumë pranë zonës së rreptësisë nga norvegjezët, nuk ka prodhuar gjë.
Në minutën e 54-të, Ervin Bulku kërkon 11-metërsh pas një kontakti në zonë me Riise, por arbitri vazhdon lojën.
Në minutën e 67-të Hamdi Salihi shënon një gol të shkëlqyer pas një goditje dënimi nga jashtë zone.
Bulku luan shkurt një goditje dënimi dhe sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, godet fort duke e dërguar topin aty ku portieri norvegjez nuk arrin dot.
Në minutën e 75-të Cani zëvendësohet nga Bogdani.
Në minutën e 79, Cana merr një karton të verdhë.
Norvegjezët rrezikojnë disa herë brenda zonës, por Berisha arrin të grushtojë, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.
Një depërtim i rrezikshëm në zonë për pak sa nuk kthehet në gol sërish për kombëtaren tonë.
Roshi shpërthen nga e djathta, por krosimi i tij nuk gjen asnjë nga sulmuesit kuqezi.
Dy minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt, Andi Lila ndëshkohet me karton të kuq.
Pas kartonit të kuq, De Biasi nxjerr nga loja Salihin dhe në vend të tij është Curri.
Minutat e fundit janë plot emocione, pasi kombëtarja shqiptare ka mbetur me dhjetë lojtarë. Norvegjia bën presion, por nuk arrin të shënojë, pavarësisht rrëmujës brenda në zonën tonë disa herë.
Pas katër minutash shtesë, arbitri fishkëllen dhe stadiumi i mbushur me shqiptarë shpërthen në festë.

Ekipi shqiptar
12. Etrit Berisha
2. Andi Lila (karton i kuq)
4. Armend Dallku (Hysaj)
5. Lorik Cana (K)
7. Ansi Agolli
8. Ervin Bulku
9. Edgar Cani (Bogdani)
14. Migjen Basha
15. Mërgim Mavraj
18. Hamdi Salihi
21. Odise Roshi

Ekipi norvegjez
1. Rune Jairstein
2. Tom Hogli
5. Brede Hangeland (K)
6. John Arne Riise
7. Markus Henriksen
8. Havard Nordveit
9. Mohammed Abdellaoue
10. Tarik Elyounoussi (King)
19. Ruben Ytergard Jenssen
20. Alexander Soderlund (Berisha)
23. Vegard Forren