Shqipëria ka ngjitur një pozicion në renditjen më të re të FIFA

besoj1

Shqipëria ka ngjitur një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Kombëtarja kuqezi gjatë këtij muaji zhvilloi vetëm një ndeshje, të cilën e luajti ndaj Norvegjinë në “Qemal Stafa”.

Të gjithë e kujtojnë atë barazim që nordikët morën në minutat e fundit të takimit dhe nëse kombëtarja jonë do kishte fituar pozicioni i saj në klasifikimin e FIFA-s por edhe të grupit për eliminatoret e “Brazil 2014”, do të ishte ndryshe.

Sa i takon renditjes, vendin e parë vazhdon ta mbajnë Kampionët e Botës dhe Evropës, Spanja. Fitorja e Kupës së Konfederatave nga Brazili ka bërë që ekipi i tyre të ngjisë 13 pozicione duke kaluar në vendin e 9-të. Në renditje pas Spanjës vijnë Gjermania, Kolumbia, Argjentina, Holanda dhe Italia.

alb