Shqipëri zbret për 16 vende, tani e 70-ta

Është publikuar ranglista zyrtare e FIFA-s për muajin Mars , ku kombëtarja shqiptare ka humbur hiq më pak se 16 vende dhe tani ka kaluar nga pozita e 54 në atë të 70-të.

Ndërsa në përgjithësi përfaqësueset evropiane kanë përmisuar pozicionimin e tyre në ranglistën e FIFA-s , sidomos 3 vendet e para : Spanja , Gjermani dhe tani është inkuadruar Portugalia , duke lënë pas kombëtare si Uruguaji , Argjentina , Brazili , Zvicrra , Italia.