Shqipëri – Makina ecën pa shofer, shoku kërkon Barutin (VIDEO)

screenshot-3_1475000348-7906452Një video e xhiruar në Shqipëri ditën e sotme, na tregon “çmendurinë” e një personi të moshës rreth 30 vjeç. Djali duket i ulur në sediljen e pasagjerit në vendin e parë të një autoveture, duke drejtuar automjetin nga sedilja e tij. Ai ka zgjatur krahun dhe kontrollon drejtimin e mjetit në mënyrë të rrezikshme, aq më tepër kur nga dritaret në sfond duket se po lëviz me shpejtësi. Sidoqoftë, përtej rrezikut, video është mjaft simpatike dhe ia vlen për t’u parë, pasi do t’ju shkaktojë të paktën një herë të qeshura. Djali thërret një shokun e tij, të quajtur Barut, dhe i kërkon të vijë në makinë pasi gjasme e ka lënë me “timon në dorë”. Nuk dihet se si djali ka arritur të mbajë të ndezur makinën, ndoshta ka vendosur diçka të rëndë mbi pedalin e gazit, por dihet se pamjet janë xhiruar në rrugën Tiranë-Elbasan. Ju ftojmë ta ndiqni.