Shqipe Lushta mëson gjermanët e rinj si ndërtohen robotët

f1_02-lushta-balline-ne-tech1357145873

Nxënësit e gjimnazit të Friedbergut kanë pasur rastin unik që në Shkollën e Lartë Teknike Mittelhessen (THM) të marrin njohuritë elementare për konstruktimin e robotëve. Ata kanë kryer një kurs disa javor, ku në fshehtësitë e robotikës i ka udhëhequr inxhinierja dhe profesoresha e kësaj shkolle, Shqipe Lushta.

Ekspertja Lushta u ka ligjëruar dhe treguar nxënësve praktikisht hollësi nga fusha e makinerisë, mekatronikës, teknologjia e materialeve. Më tutje ajo u ka shpjeguar atyre se si konstruktohet pajisja për dirigjim elektronik të një roboti që ecën.

Programimi i një kompjuteri të quajtur mikrocontroller ka qenë hapi tjetër që mësuesja Shqipe ua ka mësuar gjimnazistëve të klasës së 13-të.

“Këta nxënës, me aftësinë e tyre për të mësuar, mund të krahasohen lirisht me studentët. Ka qenë kënaqësi e vërtetë të punohet me ta”, shprehet e kënaqur Lushta.

Në përmbyllje të kursit, Shqipe Lushta ua ka shpërndarë nxënësve certifikatat e pjesëmarrjes, shkruan “Giesener Anzeiger”, transmeton portali Albinfo.

Kursi i ndjekur ka cytur te disa prej pjesëmarrës interesimin për të filluar që vitin e ardhshëm. studimet për mekatronikë.