Shqetësuese, 8-vjeçarja martohet me forcë nga babai, qan duke kërkuar ndihmë (Video)


Pamje nga ceremonia e martesave masive janë publikuar online, të cilat shfaqin nuset e mitura duke u martuar me forcë.
Ngjarja që është filmuar në Chittorgarh në qytetin e Rajasthan të Indisë e cila është e njohur për martesat e fëmijëve, transmeton lajmi.net.
Në njërën nga videot shihet një vajzë rreth moshës 8-vjeçare e cila qan në mënyrë të dëshpëruar, duke kërkuar për ndihmë, teksa babai e dërgon atë drejt ceremonisë.
Në pamje tjera shihet edhe një prift duke i qortuar fëmijët që qanin gjatë ceremonisë.
Gjashtë martesa ndodhën brenda dy ditëve gjatë ‘Akshaya Tritiya’, një festival hindu që besohet të jetë i mbarë për martesat e fëmijëve në pjesët rurale të Indisë./lajmi.net
aj