Shpëton të dashurën nga vdekja – i dhuron veshkën në ditën e të “dashuruarve”

cifti[1]

Një i ri në Kansas City mori një dhuratë tejet të veçantë për ditën e Shën Valentinit, nga e dashura e tij me të cilën ishte prej disa vitesh ishte i lidhur. Travis Spire-Sweet 30 vjeç nuk pritej të jetonte gjatë, pasi kishte lindur vetëm me 25% të veshkës funksionale dhe ajo tashmë ishte shkatërruar thuajse plotësisht.

Pasi priti për dhurues organesh për më se 1 vit, vetëm nga analizat e fundit u zbulua se e dashura e tij, 32 vjeçarja Taesha Benson përputhej plotësisht me të dhe mund të ishte një dhuruese optimal dhe më se e shëndetshme.

National Donor Day, e themeluar në vitin 1998, kujtohet gjithashtu në 14 shkurt, ndaj edhe Taesha ndërmori një vendim të rëndësishëm duke menduar se nuk kishte si ti bënte dhuratë më të mirë të dashurit, se sa ti dhuronte jetë nga e saja.

Sipas statistikave zyrtare 18 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të mungesës së dhuruesve të organeve, por Travis ishte me fat, e dashura e tij vendosi ta surprizojë dhe pikërisht në ditën e të dashuruarve, i dhuroi veshkën e saj, në mënyrë që jeta e tij të vijonte normalisht dhe ta kalonin jetën e tyre me shëndet të plotë.

Zyrtarë të University of Kansas Hospital konfirmuan se çifti tashmë është dërguar në shtëpi dhe e kanë përballuar me sukses ndërhyrjen, duke e cilësuar këtë transplant si një ndër më të rrallët dhe më të bukurit në punën e tyre.