Shpëton për mrekulli nga shpërthimi i makinës me gaz (VIDEO)

makina

Ky shofer arriti të shpëtojë për mrekulli pasi kamionçina e tij me gaz shpërtheu ndërkohë që ai po furnizohej në një pikë karburanti.

Pak përpara shpërthimit, ai e kupton se diçka nuk po shkon mirë dhe nxiton të heqë zorrën nga makina e tij.

Por sapo e kap tubin plastik nga serbatori i gazit, ai shpërthen nga presioni i fuqishëm.

Ngjarja është filmuar në Iran.

Pavarësisht se ka rezervat e treta më të mëdha në botë për naftë, Irani ka investuar shumë në gaz natyral pasi është më i lirë dhe digjet më pastër.