Shpëtoi nënën invalide mes tymit e flakëve, djali hero përfundon në koma nga asfiksia

Vetëm dy ditë më parë “Grenfell Tower” në Londër u përfshi nga flakë të mëdha. Mediat britanike vazhdojnë të shkuajnë akoma, për ngjarjen që u mori jetën dhjetëra personave.
E gjithë vëmendja ka rënë së fundmi te një të ri, i cili është shndërruar në hero, pasi shpëtoi nënën e tij.

24-vjeçari Shekeb Neda ka zbritur nga kati i 24-t nënën e tij invalide, e cila për shkak të një sëmundje muskujsh nuk mund të ecte.

Ai e mori nënën 55-vjeçare, Flora, në shpinën e tij dhe mes tymit e flakëve e zbriti dhe nxori jashtë godinës që po digjej, shkruajnë mediat Britanike.

Mirëpo, e keqja duket se ka ndodhur më pas, ku për shkak të tymit të tepërt që ka thithur dhe djegieve të pësuara djali ka përfunduar në koma në spital.

Ai është hero. Mes kaosit dhe ulërimave të dhjetëra personave ai mori nënën e tij nga kati i 24-t në tokë”, ka thënë një i afërm i familjes.