Shpëtohen dy turistë britanikë në Dhërmi

Dy turistë britanikë kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja në detin Jon falë ndihmës së rojeve bregdetare shqiptare.

BW bën të ditur se jahti i britanikëve babë e bir, ku shkruhej “Never say never’ kishte ngecur 6 milje larg ‘Rrugëve të Bardha” në zonën e Dhërmiut. Baba e bir, turistë nga Britania vinin nga Kroacia në drejtim të Korfuzit, por pas mungesës se karburantit dallgët i kishin shtyrë jahtin drejt ujërave shqiptare./LajmeOnline/