Shpërthimi në Velipojë/ “Të ndihmojmë Hektorin, ndodhet në Turqi dhe operacioni kushton”, të afërmit kërkojnë ndihmën tuaj

loading...

loading...

Vetëm pak ditë më parë, një restorant në Velipojë u përfshi nga flakët pas shpërthimit të cisternës së gazit, e cila ndodhej në bodrumin e restorantit.
Nga ky shpërthim mbetën të plagosur rreth 20 persona ndërsa pronari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Nga ana tjetër, edhe djali i tij, Hektor Zenunaj ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Turqi, por të afërm kanë shkruar pranë redaksisë duke thënë se gjendja e tij po përkeqësohet dhe se ndërhyrja kushton shumë, deri në 50.000 euro.

Përmes ata apelojnë për ndihmë, duke kërkuar që kush ka mundësi të kontribuojë me aq sa mundet për të kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi Hektorin.

Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një e aferme e familjes Zenunaj që pësoi një fatkeqësi të rëndë para pak ditësh në plazhin e Velipojës. Siç jeni në dijeni, pronari i lokalit humbi jetën ditën e djeshme nga plagët e rënda të marra nga zjarri, ndërsa i biri është ende në gjendje të rëndë. Ai është dërguar për kurim në Turqi, por kostot e operacionit dhe trajtimit atje janë shumë të larta. Po ju shkruaj juve që të kërkojmë ndihmë, sado pak e vogël apo e madhe qoftë ajo e të tregohemi humanë duke ndihmuar këtë djalë të ri që të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes që akoma po vuan humbjen e kryefamiljarit dhe nuk mund ta përballojnë një humbje tjetër. Faleminderit”, shkruan e afërmja e familes Zenunaj.

TË DHËNAT:

Emri i bankës: Alpha Bank

Numri i llogarisë: 4249470114427006

loading...