Shpërthimi në Ankara: 27 të vrarë, dhjetëra të plagosur (FOTO/VIDEO)

loading...


Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën qendrore të Ankarasë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Ankarasë, transmeton Gazeta Express.

Një veturë e mbushur me eksplozivë e ka shkaktuar shpërthimin, thuhet në njoftimin e autoriteteve të qytetit.

Njëzet e tre persona kanë humbur jetën në vendin e shpërthimit, në Güvenpark, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur rrugës për në spital, kanë thënë zyrtarët.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët kurdë./Gazeta Express/
a

loading...

loading...