Shpërthime zjarri në Fushë-Kosovë e Obiliq, pa pasoja në njerëz

f1_18zjarre1363622005

Fushë-Kosovë/Obiliq, 18 mars – Dy zjarre kanë shpërthyer në dy lokacione të ndryshme, në Fushë Kosovë, dhe Obiliq, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Zjarri që ishte përhapur në komunën e Fushë Kosovës, ka djegur gjithë sistemin e njësorëve elektrikë në një banesë kolektive. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, të cilët ishin alarmuar nga kjo ngjarje, thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga mbingarkesa ose edhe nga materiali i dobët i kabllove të instaluara, transmeton KTV. Zyrtarë të KEK-ut, kanë thënë se“nëse konstatohet që zjarri është shkaktuar nga tensioni, përgjegjësitë dhe obligimet bien mbi kompaninë, ndërsa nëse zjarri është shkaktuar nga ndërhyrjet e banorëve dëmet duhet të paguhen nga këta të fundit”.Ndërkaq, në komunën e Obiliqit një tjetër shpërthim zjarri ka ndodhur nga një bombolë gazi, fatmirësisht pa pasoja në njerëz dhe pa  dëme materiale. Të dyja shpërthimet kanë ndodhur në mëngjesin e së hënës, në po thuajse të njëjtën kohë, ndërsa në të dyja rastet kanë intervenuar njësitet zjarrfikëse.