Shpërthim në Gjermani, një i vdekur e dhjetë të lënduar

20160725014128756646


Një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë lënduar në një shpërthim të dielën në mbrëmje në një lokal në Ansbach, afër Nurembergut në Gjermani.
01:55 – Ministria e Brendshme e Bavarisë ka njoftuar se nuk është arrestuar akoma asnjë person për shpërthimin në Ansbach të Gjermanisë.
Policia ka konfirmuar se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet.
Shpërthimi u bë para një festivali të muzikës me rreth 2500 vizitorë. Si pasojë e shpërthimit është anuluar koncerti i sotëm.
Gjermania në dhjetë ditët e fundit është goditur nga tre sulme.