Shpërthim me bombë në qendër të Beogradit (Foto/Video)

loading...



Një person ende i paidentifikuar ka shpërthyer një bombë në ëmbëltoren “Petkoviq” në qendër të Beogradit. Sipas mediave serbe ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30.
Këto media transmetojnë një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas së cilës një mashkull deri më tani i paidentifikuar ka hyrë në ëmbëltore dhe ka aktivizuar një bombë dore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe ato të ndihmës ë shpejtë.
aa
Raportohet se përveç personit që shpërtheu bombën nuk ka të lënduar tjerë. Siç thuhet ëmbëltorja është në pronësi të ish ministrit të Kulturës Bratislav Petkoviq.
bpp,

loading...

loading...