Shpërthim i fuqishëm në fabrikë e fishekzjarreve në Meksikë – 10 të vdekur dhe 70 të lënduar (Video)

loading...

loading...
Një shpërthim i madh në një treg të famshëm të fishekzjarrëve në Meksikë, ka lënë të lënduar të paktën 60 persona. Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se si një numër i madh i fishekzjarrëve kanë shpërthyer, Tymi i madh ka mbuluar gjithë qiellin mbi tregun San Pablito në Tultepec, që gjendet në Shtetin e Meksikës. Drejtori i shërbimit të Emergjencës, Lusi Felipe Puente, ka thënë se numri i të lënduarve mund të rritet. Ai ka shtuar se disa shtëpi, që gjenden afër këtij tregu, kanë pësuar dëmtime. Ai u ka bërë thirrje njerëzve që të largohen nga tregu, së paku 5 kilometra, derisa shpërthimet e fishekzjarrëve të ndalen. Në vitin 2005, një shpërthim i ngjashëm kishte ndodhur në këtë treg, ku qindra njerëz kishin pësuar lëndime

loading...