“Shpërthen” Ibishi: Shkëndija në duart e bastexhinjve!

2_idriz_ibishi_653691091

Idriz Ibishi, ishkryetari i KF Shkëndija, më në fund ka thyer heshtjen. Në një intervistë për “Lajm” ka rrëfyer pa dorëza për largimin e tij të fundit nga skuadra e Shkëndijës, për prapaskenat që i janë bërë atij vetëm e vetëm të braktisë klubin. Sipas Ibishit, Shkëndija s’ka qenë kurrë më keq se tani, në duart e bastexhinjve. Ai nuk beson se së shpejti mund të rikthehet tek Shkëndija, pasi siç thotë “nuk e lë shteti ta drejtoj Shkëndijën, sepse do të bëhet kampion”

 

Lajm: Idriz, pse vendosët të tërhiqeni nga Shkëndija?

Ibishi: E kam pasur patjetër të largohem, sepse në klub filloi të përzihet politika. Mua partitë politike më larguan nga klubi. Unë ju thash se jam Shkëndijë dhe s’dua politika të futet politika në klub. Dokumentacionin e kam unë, Shkëndija është në emrin tim, por ma morën.

 

Lajm: Kush ta mori BDI apo PDSH?

Ibishi: Të dyja, disa individ të BDI-së dhe krejt PDSH-ja, plus FFM-ja.

 

Lajm: Po ju me kë jeni?

Ibishi: Unë me askënd. Partitë politike me Nuriman Shaqirin i vodhën 1 milionë euro që ishin në klub dhe tani kanë ikur.

 

Lajm: Prej nga ato 1 milionë euro?

Ibishi: Po prej transfereve të lojtarëve. Unë realizova tre transfere. Nafiun në Basel për 600 mijë euro, Hasanin në Wolfsburg 350mij euro, Abdullahu në De Graafschap për 150 mijë euro dhe nga Liga e kampionëve 330 mijë euro. Kur më larguan mua klubi kishte buxhet prej 1.500000 euro.

 

Lajm: Po tani në duart e kujt është Shkëndija?

Ibishi: Dihet. Te Shkëndija tani janë tre veta që e drejtojnë klubin dhe këtë shkruaje lirisht: kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilco Gjorgjioski, nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi dhe trajneri Artim Shaqiri. Sponsor i kanë kompanitë e basteve në Shqipëri. Më besoni, kjo që them është e vërtetë.

 

Lajm: A keni shpresa për një rikthim të sërishëm?

Ibishi: Jo për momentin.

 

Lajm: Pse?

Ibishi: Nuk më lë shteti ta drejtoj Shkëndijën, sepse unë sërish do të bëhem kampion. Kur isha në Shkëndijë nga tre herë e kam mundur Vardarin dhe Renovën.

 

Lajm: Dhe në fund, si e komentoni bojkotin e Ballistëve?

Ibishi: Për Ballistët s’kam koment. Pa Ballistët, Shkëndija s’është Shkëndijë. Edhe emri duhet t’i ndërrohet sepse është turp. Shkëndija kurrë s’ka qenë me keq se siç është tani.