Shpërthen Azemi, shënon dy gola (Video)

Paderborni i Alban Mehas ka humbur dy pikë shumë të rëndësishme në javën e 31 të Bundesliga II. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare ka barazuar 2-2 me rivalët e drejtëpërdrejtë të Greuther Furth, edhe pse ishte në avantazh deri në minutën e 90 falë golave të Koç dhe Vuçinoviç.

Për skuadrën mike realizoi dy herë shqiptari Ilir Azemi,duke i dhënë ekipit të tij në pikë me shumë vlera në luftën për ngjitjen në Bundesliga II.

Kur duhen edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit Paderborn gjendet në vend të tretë me 53 pikë, 1 më pak se Greuther Furth-i.