Shpërthejnë çmimet e arit, por ato edhe mund të rrënohen shpejt

loading...

Altın

loading...

Çmimet e arit kanë shpërthyer këtë javë, duke e kaluar nivelin prej 1.280 dollarë për onc (1 onc është baras me 31 gramë).
Ky është çmimi më i lartë që nga janari i vitit 2015, kur çmimet ishin në nivelin më të lartë prej rreth 1310 dollarësh, transmeton Indeksonline.
Shufrat e arit janë rritur në kërkesë pasi që investitorët druajnë nga rënia e aksioneve, obligacionet dhe naftës së papërpunuar, duke kërkuar një strehë të sigurt të investimit në metalin e verdhë.
Njëri nga faktorët që mund ta dobësojë entuziazmin e blerësve është raporti i fuqishëm për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse ekonomia amerikane vazhdon të forcohet, rezervat federale mund të rrisin sërish nivelin e kamatave, e që do të ndikonte në dobësimin e çmimit të arit.
Çmimin e arit e kanë pasuar edhe metalet tjera, kështu që me argjend të premten është treguar me çmim prej 15,75 dollarë për onc, kurse platini ka arritur në nivelin prej 985 dollarësh.

loading...