Shpërndanin drogë në Itali, në pranga dy shqiptarë

loading...

598649_471240686263059_865923217_n

loading...
Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën në flagrancë me një sasi të konsiderueshme droge.

Pesëmbëdhjetë kilogramë kokainë është sasia e drogës e gjetur në posedim të dy shtetasve shqiptarë, përkatësisht 37 dhe 29 vjeç, të cilët vëzhgoheshin prej disa javësh nga investigatorët, pasi këta të fundit kishin marrë informacione se ata shpërndanin drogë në zonën e Sirmiones.

Lënda narkotike është konfiskuar nga Kuestura e Brescia-s.

Pas hetimeve, policia ka konfiskuar në apartamentin ku jetonin shqiptarët, lëndën narkotike dhe materialet për paketimin e dozave.

Janë konfiskuar edhe katër makina, të cilat janë përdorur nga të dy të arrestuarit për shpërndarjen e drogës.

Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, ndërkohë që policia italiane po punon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku./

loading...