Shpërblime për lojtarët e kombëtares për dy fitoret e fundit

spot8744-11708-kombetarja_shperblim_te_majme_per_fitore

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të japë një shpërblim të majme për lojtarët dhe stafin e Kombëtares pas dy fitoreve me Norvegjinë dhe Lituaninë.

Burime në institucionin e futbollit kanë bërë me dije se shpërblimi për skuadrën dhe stafin do të jetë më i madh se herët e tjera.

Në bazë të vendimit të Komitetit Ekzekutiv çdo lojtar që ka qenë në fushë ndaj Norvegjisë dhe Lituanisë si dhe stafi teknik do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Ndonëse ende nuk ka diçka konkrete, gjasat janë që edhe qeveria të japë shpërblim për ekipin, çka mund ta çojë në rreth 10 mijë euro shumën e përfituar nga çdo kuqezi./Start