Shpenzon 27 mijë euro, nuk e besoni se për çfarë (Foto)

loading...

loading...

​Jas Sullivan, është një nënë angleze 23- vjeçare e cila ka shpenzuar mbi 27 mijë euro në veshje firme, tualet dhe extension për flokët, për ta transformuar vajzën e saj 22- muajshe Minnie, në një “mbretëreshë” bukurie.

Gruaja nga Plymouth, siç raporton “Mirror”, akuzohet se ka “sensualizuar” vajzën, por ajo i refuzon me forcë akuzat.

“Kush e mendon këtë është i sëmurë. Ashtu si për garat e vallëzimit, edhe për konkurset e bukurisë duhet të përgatitesh”, thotë ajo.

Gruaja e cila në jetën e përditshme punon si kujdestare nëpër shtëpi, mbeti shtatzënë në moshën 21- vjeçare por u braktis nga partneri i saj. Në atë moment ajo i premtoi vetes se do i japë vajzës gjithçka që mundet.

“Para se të lindte Minnie, dilja çdo natë për të pirë me miqtë. Tani e gjithë koha ime është për të”, shprehet Jas.

Minnie ka marrë pjesë në konkursin e parë të bukurisë për fëmijë kur ishte 18 muajshe, e trukuar, me zgjatime flokësh dhe me veshët e shpuara. Që nga ai moment, vogëlushja ka marrë pjesë edhe në tre gara të tjera.

Jas uron që vajza e saj të vazhdojë në këtë rrugë, në mënyrë që të bëhet pjesë e botës së spektaklit dhe për këtë qëllim ajo premton se do shpenzojë çdo qindarkë për të.

loading...