Shpend Ahmeti paralajmëron lëndë të tjera në Prokurori

loading...

loading...
E sa i përket akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës se Vetëvendosje e ka bërë komunën si shtëpi të vet, duke pasur shumë aktivistë partiakë në objektet e komunës, Ahmeti tha se janë ata që kanë punësuar familjarë në komunë.
“Drejtorët që unë i caktoj, është përgjegjësi e imja për zgjedhjen e kabinetit tim. Është shumë indikative se si LDK-ja sulmon dhe nuk përgjigjet për të punuësuarit familjarë, si shërbyes civilë me konkurs”, tha Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se do të marrë masa ndaj 10 inspektorëve komunalë të arrestuar ditë më parë, sapo të marrë letrën zyrtare nga Prokuroria.

Sipas tij, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë, derisa ka thënë se është habitur që për këto arrestime për ndërtime në qeverisjen e Isa Mustafës, LDK-ja nuk kishte thënë gjë. “Në momentin që kemi marrë vesh, kemi kërkuar nga Prokuroria që i kemi këto lëndë çka të bëjmë. Po e them, nuk dua të dukemi se jemi duke u marrë me të kalurën, por dikush duhet të merr përgjegjësi”, është shprehur Ahmeti në emsionin “Rubikon” të KTV-së. Kryetari i Prishtinës është shprehur i vendosur për rrënimin e objekteve të tjera pa leje duke paralajmëruar se do të ketë edhe lëndë të tjera përveq atyre të ndërtimit.
“Procesi i legalizimit për afro 10 mijë objekteve, të cilat do të trajtohen si ndërtime pa leje, do të përfundojë brenda tre vjetësh, ku ndër të tjera do të trajtohen edhe garazhet e PDK-së”, tha Ahmeti.

loading...