Shpejt dashurohem në burra të tjerë!

Jam grua 40-vjeçare, nënë. E meta ime është se shpejt dashurohem në burra të tjerë, por edhe shpejt largohem prej tyre, shkruan Eli, nga Prizreni.

Jam e martuar. E dua tim burrë, e edhe ai më do mua… Por, e keqja ime është se shpjet dashurohem në burra të tjerë. Por, edhe shpejt largohem prej tyre… Pas tre vjetësh të martesës sonë filloi të më vardisej një shok i burrit tim. Por, thënë të drejtën, vardisja e tij më pëlqente, kështu që nuk pat shumë nevojë të më luste.

Një ditë, teksa kthehesha nga puna për në shtëpi, para këmbëve të mia u ndal një veturë. Ktheva kokën të shihja në mos ishte im burrë. Por, u habita kur pash se ishte shoku i tij i ngushtë. Më tha: Eja në veturë të të ofroj në shtëpi!”.

Pa një e pa dy hyra në veturën e tij. Por, ai, në vend që të nisej në drejtim të shtëpisë sime, mori rrugë tjetër. Kur i thashë kah kështu, vetëm më buzëqeshi dhe ma preku dorën, të cilën në ato çaste e kisha pranë dorës së tij. Dhe, pa e zgjatur shumë, më nuk i thashë kah tutje… por u gjendem në periferi të qytetit tonë, në një rrugicë mali në drejtim të Brezovicës.

U përqafuam, u kafshuam dhe përfunduam mbi njëri-tjetrin, në veturën e tij.

Por, kjo ishte hera e parë dhe e fundit me të, meqë pas kësaj here, edhe pse ishte një mrekulli, nuk e kam përjetuar asnjëherë as me burrë e as me të tjerë pas tij.

Pse?

Sepse, ndjenja që kisha për të sikur m’u largua aty për aty, me gjithë atë kënaqësi të pa përshkruar…/Eli