Shpati: Unë u ndava nga Afërdita, jo nëna ime

loading...

f.0309161914554_m

loading...
Shpat Kasapi ka mohuar se vendimin për ndarjen me Afërdita Dreshajn e ka marrë me kërkesë të nënës së tij duke thënë se është ndarë nga bukuroshja, sepse nuk po u shkonte dhe se me këtë nuk ka të bëjë asgjë nëna e tij.

Pas ndarjes nga modelja e shndërruar në këngëtare, Panorama Plus raportoi se ndarjen e çiftit e kishte nxitur e ëma e këngëtarit, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, pasi nuk i duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.

“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte”, ka deklaruar Shpati, ndërsa transmeton Kosovapress.

Edhe pse thuhet se këngëtari nga Maqedonia ka thënë se nuk do të bashkohet kurrë me Afërditën, miq të afërm të tij thonë se ata mund të ribashkohen, pasi ai është shumë i dashuruar me të. Në anën tjetër, Afërdita ende nuk e ka komentuar ndarjen.

loading...