Shpati nuk do të bashkohet me Afërditën

loading...

f1_10-shapti1362909936

loading...
Një nga lajmet më të bujshme nga bota e showbiz-it shqiptar është ndarja e Shpat Kasapit me modelen Afërdita Dreshaj.

Vetë Shpat Kasapi ka deklaruar se ai e ka ndarë Afërditën, duke theksuar se nuk ka shanse për ribashkim.

“Kam deklaruar unë që jam ndarë nga Afërdita dhe jo mamaja ime, siç është shkruar në disa portale. Kam dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër dhe nuk dëshiroj të flas më shumë, thjesht nuk na shkonte,” ka thënë Shpati.

Sipas Panorama Plus, në fakt përflitet se mamaja e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, profesoreshë në universitet, ka nxitur ndarjen, pasi nuk duronte fjalët që përfliteshin për Afërditën.

Miq të afërm të Shpatit megjithatë thonë se ata mund të kthehen bashkë, pasi Shpati është shumë i dashuruar me Afërditën, por ajo e ka keqpërdorur mirësinë e të fejuarit.

Afërdita nuk është prononcuar, duke thënë se do flasë në kohën e përshtatshme.

loading...