Shpata që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit (FOTO)

loading...

spata-1-620x330

loading...

Zbulimi i një shpate nga një anije e mbytur mund ta ndryshojë përgjithnjë historinë siç e kemi ditur deri më tani.
Bëhet fjalë për një shpatë ceremoniale që mendohet të datojë nga periudha e Romës së Lashtë, e gjetur në një anije të fundosur në ujërat e oqeanit Atlantik, në një nga zonat më të mistershme në lindje të Kanadasë.
Një ndër udhëheqësit kryesorë të hulumtimit, J. Hutton Pulitzer, tha për gazetën “Boston Standard” se arma u gjet në një anije që besohet se është e epokës romake dhe se këqyrjet më të hollësishme do të vërtetojnë përfundimisht nëse shpata i përket po asaj periudhe.
Sipas studiuesve, nëse kjo vërtetohet, atëherë rezulton që lundërtarët e lashtësisë i kanë vizituar brigjet e Amerikës Veriore së paku një mijë vjet para Kristofor Kolombit.

spata1 (1)

loading...