Shpat Kasapit i kthehet kënga në realitet – VIDEO

shpati

Kënga e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje” ishte njëra nga këngët më të dëgjuara të vitit 2008. Në atë kohë siç thoshte Shpati kjo këngë nuk ka të bëj asgjë me jetën reale të tij, sepse sapo ishte duke e shijuar lidhjen e dashurisë me Afërdita Dreshajnë, lidhje kjo që zgjati pesë vite.
Por, sikur Shpati ta kishte publikuar në ditët e sotme këtë këngë, askush nuk do t’ia besonte se ai ia ka kushtuar ish të dashurës së tij, Afërditës.

Po të ia dëgjojmë tekstin, duket se flet sikur Shpati ta kishte shkruar sot. Duket se kjo këngë pas shumë vitesh tashmë Shpatit iu kthye në realitet.

Edhe vet Shpati në një intervistë ka pas thënë se kënga “Kush të ndau prej meje” mbetet kënga më e preferuar e tij. Por, a thua për kë mendon Shpati kur e dëgjon këtë këngë? /kosovarja /