Shpat Kasapi me klip të ri “Si Kazanova” – VIDEO

shpat-kasapi-2014Vetëm dy ditë pasi ish e fejuara e tij bëri promovimin e videoklipit “Superstar”, në promovimin e të cilit Shpati kishte refuzuar të jetë i pranishëm, këngëtari nga Shkupi ka lansuar videoklipin e tij “Si Kazanova”.

Megjithëse është përfolur se titulli i këngës ka lidhje me jetën personale të këngëtarit duke ditur statusin e tij të tanishëm, ai në intervistat e mëparshme ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se “Si Kazanova” flet për një djalë që ka rrëmbyer zemrën e vajzës e cila e ka bërë të ndihet si Kazanova dhe nuk ka të bëjë aspak me jetën e tij.

Edhe pse një pjesë e adhuruesve të këngëtarit videoklipin shumë veror, që i përket rrymës dance, mund ta kenë parë gjatë të mërkurës në televizionin “Supersonic” , këngëtari ka bërë të ditur se “Si Kazanova”.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli