Shpallet birra më e fortë në botë, shishet, me trupin e një kafshe të vdekur

Birra-me-e-forte-ne-bote

Disa prodhues danezë birre, që kanë dobësi për konkurrimet, pretendojnë të kenë krijuar birrën më të fortë në botë: një birrë që ka 60 për qind të volumit të saj, alkool.

“Ti nuk mund ta pish atë si birrë, por si një kokteil – ndoshta në një gotë uiski apo konjaku”, – tha prodhuesi Jan Nijboer për agjencinë daneze të lajmeve ANP.
Fabrika e Nijboer me bazë në Almere, ‘t Koelschip (Anija e Ngrirë), është shitësja e birrës së re, e cila quhet ndryshe dhe “Nisja e të Ardhmes”, dhe një shishe prej 330 mililitrash kushton 35 euro.

Nijboer tha për ANP se ai e kishte krijuar distilatin e tij të ri për të ecur hap më hap me prodhimet skoceze që gjithashtu po shtynin gjithnjë e më tej kufijtë e përmbajtjes së alkoolit në birrë.

Mbajtësja e mëparshme e rekordit që ai kishte prodhuar një birrë e quajtur Oblix që kishte 45 për qind të volumit alkool, por që u eklipsua nga birra skoceze që arriti në 55 për qind.

Birra skoceze, e mbiquajtur “Fundi i Historisë”, u prezantua javën e kaluar nga distiluesit e BrewDog. Vetëm 12 shishe u prodhuan prej saj, secila e veshur me trupin e një kafshe të vdekur (foto më poshtë) dhe që u shitën për 500 paundë, secila (780 USD).
“Po fillon të bëhet si një konkurs i vogël”,- tha Nijboer. “Duhet ta marrim si me shaka”