Shokuese! Hazard, shkelma 17 vjeçarit – FOTO&VIDEO

Eden1

Futbollisti belg, Eden Hazard, provokoi tension të panevojshëm një natë më parë gjatë ndeshjes së League Cup kundër Swansea, kur goditi në brinjë një djalosh, që kishte për detyrë të kapte topat prapa porte. Ylli i Chelsea-t, që përfiton plot 170 mijë paundë në javë, u përpoq të rikuperonte topin, kur ky doli jashtë vijës fundore në minutat e fundit të ndeshjes, por u irritua së tepërmi, kur një djalosh zbriti në fushë, mbërtheu topin dhe nuk dëshironte t’ia jepte.

Në përpjekje e sipër për t’i marrë topin, ai u përpoq ta godiste atë nga poshtë, por në vend të tij shkelmi përfundoi në brinjët e djaloshit 17-vjeçar, kapës topash, përpara se të arrinte atë që dëshironte. Belgu 22-vjeçar, i cili u bashkua me londinezët për 32 milionë paundë gjatë verës së kaluar nga ekipi Lille, u ndëshkua me të kuq pas incidentit në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, në stadiumin “Liberty” të Swansea-s.

Disa lojtarë të Chelsea-t shkuan drejt adoleshentit, i cili u largua nga stadiumi me duar në brinjët e tij. Policia e Uellsit jugor ka nisur hetimet për këtë incident, një çështje që ata po e trajtojnë “me seriozitet të plotë”. Djaloshi quhej Charlie Morgan, 17 vjeç, djali i drejtorit të Swansea-s, Martin Morgan. Ai iu nënshtrua ekzaminimeve në spital, por nuk kishte pësuar dëmtime serioze.


Cantona, Wenger, Estaban… kur në futboll humbet temperamentin!

ERIC CANTONA – Një nga incidentet më të bujshme, në historinë e Premier League, është pa dyshim stili “kung-fu” në fluturim e sipër i Cantona-së, kundrejt një tifozi të Crystal Palace, në “Selhurst Park”, më 1995. Francezi, i cili po dilte nga fusha pas ndëshkimit me të kuq, iu kundërvu një tifozi në radhën e parë. Ai u pezullua me 8 muaj nga Federata e Futbollit të Anglisë, ndërsa Manchester United e gjobiti atë me 20 mijë paundë më shumë, nga dënimi i FA-së me 10 mijë paundë.

ARSENE WENGER – Trajneri i Arsenal-it u largua nga pankina nga gjyqtari Mike Dean, në “Old Trafford”, pasi goditi me neveri një shishe me ujë në vitin 2008. Wenger refuzoi fillimisht të pranonte sjelljen, edhe pse gjithçka u publikua me foto, ndërkohë që tifozët e Manchester United e ironizuan me duartrokitje gjatë largimit.

ESTABAN – Një ndeshje për Kupën e Holandës, në 2011, u ndërpre pas 38 minutash, pasi portieri i AZ Alkmaar, Estaban, u ndëshkua me të kuq, për shkak se goditi një tifoz të Ajax-it, i cili u konfrontua me të në fushën e blertë. Por, kartoni i kuq iu hoq më pas nga Federata Holandeze, pasi u vërtetua se ishte tifozi, ai që e kishte goditur i pari. Ajax-i ndëshkoi tifozin adoleshent me pezullim të përjetshëm nga stadiumi.

Eden3

Eden4(1)

Eden5