Shokuese, burrë e grua djegin dhe varrosin djalin e tyre

392586_478708982182896_1795160029_n

Një ngjarje me të vërtetë shokuese ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Nathan Sloop 34 vjeç, akuzohet për vrasjen e djalit të tij 4 vjeç Ethan, pasi e dogji me ujë të nxehtë e groposi në një varr të cekët në malet Utah.

Nga hetimet e policisë thuhet se nga shkëmbimi i mesazheve mes tij dhe së shoqes Stephanie, dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim, pasi bashkëshortët e kanë torturuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijën.

Në dy raste të ndryshme gruaja e kishte larë të birin me ujë të valuar duke i djegur lëkurën.

Nga ana e prokurorit të çështjes thuhet se prindërit akuzohen për indiferencë dhe shpërfillje ndaj jetës së njeriut, si dhe tortura ndaj djalit të tyre./