Shokuese, arinjtë kockë e lëkurë u ‘luten’ vizitorëve për ushqim (VIDEO)


Video shqetësuese e arinjve super të dobët, të cilëve u numërohen edhe brinjët, në një kopsht zoologjik indonezian, ka shkaktuar zemërimin online. Vizitorët në kopshtin zoologjik në Bandung në ishullin Java, janë filmuar duke hedhur karamele dhe biskota brenda kafazit të arinjve, në përpjekje për t’i ushqyer sado pak kafshët e uritura. Pas publikimit të videos e cila ka bërë xhiro në internet, është hartuar një peticion online në të cilin kërkohet mbyllja e kopshtit zoologjik.