Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtojë të voglin (Foto)

loading...


“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave.
Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar. Si pasojë e kësaj, babai i të miturit, thotë se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët dhe nuk mund të ecë nëse nuk bëhet operacion.
3
Babai i mjeruar ka bërë apel që dikush të ofrohet për ndihmë, në mënyrë që 13-vjeçari Kleo Muça, të bëhet operacion në këmbë. Këmba e djathtë ka pësuar fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Atë ditë, Kleo ka qenë duke shkuar në shkollë se bashku me shokët e tij. Këta të fundit lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë.
4
Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetmet të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shitja e barishteve të ndryshme.
5
Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të presë këmbën e djathtë. “Do shes djalin e madh, të shpëtoj të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon! Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ça të shes”,-shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet. Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë jashtë për të luajtur me shokët. “I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkoj në shkollë me shokët”,- shprehet vogëlushi me lot në sy. /Gazeta Shqip
f1

loading...

loading...