Shokon Adnan Januzaj!

loading...

loading...
Adnan Januzaj e ka zgjedhur Përfaqësuesen e Belgjikës.Lajmi ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë dhe Shqipër por edhe më gjërë…Mediat turke i kanë kushtuar theks të veçantë mesfushorit kosovar, duke e pritur me habi vendimin e 19 vjeçarit.

Uebfaqja turke kirikhan.net ka shkruar se ky është një lajm shokues për këtë vend. “Shok. Futbollisti turk nuk e zgjodhi Turqinë”, shkruan kjo uebfaqe.
Në fakt, javë më parë, përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim kishte theksuar se Federata e Futbollit të Turqisë po bën përpjekje që ta bind talentin e Manchester Unitedit që ta zgjedh këtë vend për ta përfaqësuar, për shkak se ai kishte lidhje familjare me Turqinë.

Mirëpo, goditja e fundit për turqit arriti të mërkurën, kur u dha lajmi nga përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots se futbollisti nga Istogu i la krejt opsionet anash, duke e zgjedhur Belgjikën, aty ku u lind dhe u rrit.

Në të kaluarën, Turqia ka mbetur edhe pa futbollistë tjerë me prejardhje nga ky vend, të cilët kanë preferuar t’i zgjedhin vendet tjera, kryesisht Gjermaninë.

loading...