Shokojnë shkencëtarët: Pritet një mega-cunam që do të trondisë botën, ja kush shtet do të preket

Një deklaratë shokuese vjen nga shkencëtarët të cilët thonë se shumë shpejt pritet se një valë gjigande uji do shkatërrojë brigjet e Spanjës dhe Portugalisë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Në një dokument të ri, ata pretendojnë se këto zona janë mjerisht të papërgatitura për një katastrofë të tillë, e cila mund të sjellë vdekjen e të paktën 1200 njerëzve.

Kërdia potenciale është krahasuar me një tërmet i cili krijoi cunamin që vra më shumë se 10 mijë njerëz në Portugali në shekullin e 18-të.

Pretendimet janë bërë në filmin “La Gran Ola” ose në shqip “Vala e Madhe”. Aty paralajmërohej se Gjiri i Cadiz, një zonë e preferuar për turistët dhe të riatdhesuarit do të goditet veçanërisht nga ky cunam.

Në film shfaqen intervista me shkencëtarë të zonës, të cilët i bëjnë jehonë këtyre shqetësimeve.

Ata janë të shqetësuar veçanërisht nga mungesa e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili do të lejonte njerëzit të përgatiteshin për valën goditëse.