Shokët nuk e “harrojnë” Lavdrim Muhaxherin, ata i hapin faqe në Facebook

1

Pas hapjes së profilit përmes rrjetit social Facebook kundër xhihadistit të ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri i menjëhershëm ka qenë reagimi i shokëve të këtij të fundit.

Ata kanë hapur një profil me emrin “100.000 Klikime Ne Perkrahje te Lavdrim Muhaxheri” dhe aty bëjnë thirrje që të përkrahet siç thonë ata, ‘Ebu Abdullahu’.

“Selamu Alejkum Vllezer Te Ndershem , Nese jeni edhe ju me Ebu Abdullahu( Lavdrim Muhaxheri) Verifiko me LIKE ! Qe te shohin bota sa jan pas shpines atij”, thuhet në ndër të tjera në këtë profil.

Ndryshe, xhihadisti i ISIS-it para dy dite ka qenë pjesë e debatit anekënd Kosovës për publikimin e dy fotografive ku shihet ai duke ia prerë qafën një të riu në Siri.