Shokët e kishin tallur për vite të tëra ndërkohë sot ata….

Mësuese Mirela dhe dy nxënës të shkollës “Petro Nini Luarasi” ftojnë Jetën, nxënëse gjithashtu në këtë shkollë, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar falje dhe për t’i treguar sa krenarë ndihen për të.

Mirela Katundi, mësuese e lëndëve shoqërore në shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi dhe dy nxënës të kësaj shkolle, Florian Stafa dhe Brendon Pojani, tregojnë më tepër rreth Jetës, e cila është një person shumë i veçantë për të gjithë. Mësuesja rrëfen se edhe pse nuk e ka nxënëse, ato kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.

Ndërsa Floriani dhe Brendoni shprehen se fillimisht nuk e pëlqenin aspak Jetën, pasi e mendonin mendjemadhe, të mbyllur në vetvete dhe “peshkope”, një term i përdorur për nxënësit e fiksuar pas mësimeve. Me kalimin e kohës ajo filloi të shoqërohej me nxënësit e tjerë dhe dalë-ngadalë ndryshoi opinioni i të gjithëve për të.

“Jeta i duroi këta, nuk pati asnjë konflikt, siç ndodh rëndom kur dikush ndihet i fyer dhe kërkon të drejtën e tij. Unë për këtë e kam vlerësuar dhe e quaj një nxënëse që s’kam për ta shqitur nga memorja ime gjatë gjithë jetës. Ajo filloi një aktivitet dhe një veprimtari në shkollë si për t’ua mbyllur gojën të gjithëve që kjo jam Jeta nga Yzberishti dhe po ua kaloj edhe juve që jeni në Bllok.”

Brendoni tregon se ka qenë Jeta ajo që ka ndryshuar klasën e tyre problematike, pasi ajo ka këmbëngulur shumë që të ulej fenomeni i bullizmit prej tyre. Mësuese Mirela thotë se Jeta ka krijuar dhe drejton një klub social me 300 nxënës që marrin pjesë, nga 1300 nxënës që janë në shkollën e tyre.

Ajo gjithashtu rrëfen rreth bullizmit dhe rasteve konkrete në shkollën “Petro Nini Luarasi”. Ajo tregon se është mbajtur një konferencë për këtë çështje, ku Jeta dhe shumë drejtues të senatit të shkollës janë shprehur se kanë qenë ish-viktima të bullizmit, por sot ia kanë dalë dhe janë të suksesshmëm.

“Unë e quaj një vajzë lider të së ardhmes. Jam e sigurt! Unë besoj që Jeta me forcën që ka iu tregoi të gjithëve që ata që flasin për mua kanë probleme me veten. Unë jam Jeta që drejtoj klubin social, jam Jeta që dola e para në oplimpiadën e letërsisë në të gjithë Shqipërinë, jam Jeta që më dëgjohet fjala, jam senatore e klasës. Ajo mund të bëjë çdo gjë se ka një vullnet të jashtëzakonshëm.”

Jeta pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E Diela Shqiptare”. Ajo shprehet se ëndrra e saj është të jetë personi që ka dashur gjithmonë të jetë, duke përmendur realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të saj, të bëjë prindërit krenarë dhe mbi të gjitha të jetë e lumtur. Jeta shfaq qartësi dhe vendosmëri në pikësynimet e saj si dhe tregon se ka bërë plane afatgjata. Ajo shikon e habitur dhe e lumtur në ekranin e murit ndarës dy miqtë e saj dhe mësuesen, të cilën e cilëson si udhërrëfyesen e saj gjatë shkollimit.

Mësuesja – Të përshëndes zemra ime! Më fal që të gënjeva në telefon. Unë për ty do ngrihem edhe në mes të natës. Unë dua të të premtoj që do të jem gjithmonë mbështetje për ty dhe dëshiroj që në maturë të bëhem pjesë e familjes tënde. Do të luftoj ku të jetë e mundur, deri te ministrja e arsimit, që do të jetë vitin që vjen, që ti të fitosh një bursë të plotë për të studiuar jashtë Shqipërisë se e meriton!