“Shok” akuzohet si provokim nga mediat serbe (VIDEO)


Pak ditë më parë filmi “Shok” u vlerësua si një ndër filmat më të realizuara me metrazh të shkurtër, madje ai u nominua për çmimin prestigjioz Oscar. Mirëpo me këtë gjë po merren edhe mediat serbe.
Mediat serbe, përkatësisht Blic-i shkruan se përvoja e producentit të filmit , i cili në kohën sa ishte nxënës ishte rrahur nga polici serb, tani është shndërruar në film, në të cilin përmendet edhe Arkani,.

Filmi “Shok” është realizuar me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, ndërsa producentët e filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Sipas kësaj gazete ky projekt filmik është propagandistik dhe e ka akuzuar britanikun Jamie se në mënyrë të qartë është duke e mbajtur anën rreth ngjarjeve të luftës, si dhe ka idealizuar gjendjen aktuale të Kosovës.

Në këtë film marrin pjesë aktorët kosovarë: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi, etj.
Filmi-SHOK (1)