Shoferit i duket autobusi i Kombinatit si “Ferrari”, thyen gazin dhe përplas fatorinon e disa udhëtarë

loading...

loading...

Në kryeqytet dje më parë ka ndodhur një aksident automobilistik midis dy linjave të ndryshme të autobusëve të transportit publik.
Pranë zonës së njohur si “Piazza” në Tiranë, një autobus i linjës së Kombinatit është përplasur me një tjetër autobus të linjës së Institutit.

Disa udhëtarë që gjendeshin në autobusin e linjës së Institutit kanë mbetur të plagosur, pasi shkak i aksidentit u bë shpejtësia me të cilën po udhëtonte shoferi i autobusit të Kombinatit.

Një zonjë e cila udhëtonte në autobusin e Institutit ka rrëfyer eksperiencën e saj të frikshme.

Mirembrema jeta osh qef..po vij nga puna e lodhur ne max…smjafton lodhja por edhe trauma…hypa ne autobusin e institutit per te ardhur ne shtepi ne stacionin te piazza..sapo u ula ne autobus degjoj nje zhurme dhe me pas ulerima tym dhe xhama te thyer ulerima dhe koken time qe mu perplas te hekuri i sediljes, ishte tmerrrrr…kur pash tym ne autobus vrapova jashte si gjithe te tjeret dhe pashe qe disa po qanin disa kerkonin cantat tel portofolat…asgje spo kuptoja kur shkoj pas autobusit shof qe autbusi i kombinatit kishte ecur si me qene ferrari dhe ishte perplasur me autobusin qe ishim ne…zot ku jetojm mendova…shifja njerez perreth dikush lante fytyren me uji dikush mbante koken me duar dikush ishte lenduar…fatorino i shkrete qe mu dhimbs me shum se kushdo ecte zig zag dhe mbante koken me duar…kuptova se vete nuk isha lenduar dhe u largova me lutjen te jene te gjith mire pa lendime…lutem per ate fatorino te jete ne gjendje te mire shendetesore pasi ai mu duk se u lendua me shum se kushdo,- është shprehur ajo.

loading...