Shkup, vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve

loading...

Vazhdon rrahja e fëmijëve shqiptarë nga grupe huliganë maqedonas. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçarë shqiptar, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen Aerodrom, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patent shoferin. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinjë maqedonas, ndërsa bilanci është një në shok – dhomë, dhe tre me plagë të rënda trupore.
“Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veq bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me besbollë na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.
Prindi i Riadit tregon se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e ka tërhequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC” e cila ndodhet në Karposh IV, por as që ka menduar se i biri do ti kthehet i rrahur brutalisht në momentin që ka shkuar të jep testin për patent shofer.
“Unë jam prindi i Riadit. Vitin e parë e ka të kryer në GUC. Për këtë arsye e nxorra, e dija se do ndodhë kjo, por prap ja që ndodhi. Te shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron askush. Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodh shqiptarët ti rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, u shpreh Naser Iljazi, prindi i Riadit.
Të rrahurit janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë. Menjëherë pas rrahjes, ato janë shtrirë në Spitalin e Qytetit në Shkup. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. Nga MPB sonte nuk arritëm të marrim informata për këtë rast.

loading...